Historia e “semaforit me tri ngjyra” dhe a do të na duhet një ngjyrë e katërt, e re?

Semafori i njohur botërisht nuk ka përjetuar një ridizajnim të rëndësishëm në pothuajse 100 vjet, që kur William Pott, një oficer policie i Detroitit, krijoi semaforin e parë me tre seksione në Shtetet e Bashkuara në vitin 1921.
Por tani, thonë ekspertët, me rritjen e numrit të “makinave pa shofer” do të thotë se nevojitet një grup i ri udhëzimesh sigurie për të siguruar që ato të ndërveprojnë saktë me sinjalet e trafikut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Semaforët në mbarë botën zakonisht përdorin dritat e kuqe, të verdhë dhe jeshile për t’u sinjalizuar shoferëve nëse duhet të ndalojnë, të vazhdojnë ose të përgatiten për të vazhduar ose ndaluar në kryqëzime dhe vendkalime këmbësore.
Ali Hajbabaie, një profesor inxhinierie në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut (NCSU), po udhëheq një ekip për të hartuar një sistem trafiku që merr në konsideratë se si makinat pa shofer reagojnë ndaj sinjaleve të trafikut.
Andaj, Hajbabaie propozon shtimin e një drite tjetër – ndoshta një të bardhë.
Ndryshe, sipas “2022 Global Traffic Scorecard” nga INRIX, një kompani që krijon produkte dhe shërbime që lidhen me industrinë e transportit dhe automjetet autonome, kostoja e kombinuar për ekonominë gjatë bllokimit të rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe SHBA ishte 2.2 miliardë dollarë.
Dhe semaforët japin një kontribut të rëndësishëm në uljen e kësaj kostoje.
Kur u shpik semafori?
Semafori i parë në botë u instalua në Sheshin e Parlamentit në Londër, Mbretëri e Bashkuar, më 10 dhjetor 1868.
Bllokimi në rritje i karrocave me kuaj në atë kryqëzim specifik po e bënte atë gjithnjë e më të rrezikshëm për këmbësorët në zonë.
Por fatkeqësisht, dizajni i parë i semaforit pati një fillim të vështirë.
Një rrjedhje gazi nga tubi i furnizimit për dritat nën të shkaktoi një shpërthim në mekanizmin e semaforit, duke plagosur policin që e drejtonte atë.
Duke u konsideruar si një rrezik sigurie, semafori u hoq shpejt dhe semaforët u ndaluan fare për 60 vitet e ardhshme.

Ata u kthyen përfundimisht në rrugët britanike në vitin 1929, pas shpikjes së vitit 1921 të sistemit të sinjalizimit me tri drita në Detroit.
Ndërkohë semaforët e parë me energji elektrike u shpikën në vitin 1923 nga shpikësi afrikano-amerikan, Garrett Morgan.
Ai përfundimisht ia shiti dizajnin e tij General Electric për 40,000 dollarë.
Pse semaforët janë me drita me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe jeshil?
Sistemi i parë me ngjyra i përdorur në sistemet e sinjaleve të trafikut u bazua në sistemin e dritave të lundrimit të përdorur në anijet në det.
Dhe drita e verdhë e përdorur në semaforët modernë nuk u prezantua deri në vitin 1921 kur shpikësi William Potts solli semaforin me tri ngjyra në Detroit.

Kjo risi shtoi një dritë të verdhë “kujdes” në sinjalet ekzistuese të kuqe dhe jeshile – duke u sinjalizuar shoferëve se dritat do të ndryshonin dhe duke i paralajmëruar ata të ngadalësojnë shpejtësinë.
A na duhet një ngjyrë e katërt tani?
Njerëzit dhe makinat autonome përdorin grupe të ndryshme sinjalesh vizuale kur bëhet fjalë për interpretimin e sistemeve të ndriçimit.
Prandaj, një dritë e katërt – me shumë mundësi e bardhë – do të shtohej për përfitimin e makinave vetë-drejtuese.
Drita e bardhë do të interpretohej nga një makinë e drejtuar vetë si një udhëzim për të “vazhduar përpara nëse nuk udhëzohet ndryshe”.
Hajbabaie, profesori i NCSU, shpjegoi: “Nëse drita e bardhë është aktive, thjesht ndiqni automjetin para jush”.
Kujtojmë se megjithëse ekzistojnë lloje të ndryshme të teknologjisë së sinjaleve të trafikut, shumica e sistemeve të trafikut ndahen në dy kategori: sinjalet e trafikut që funksionojnë sipas një orari fiks; dhe sinjalet e trafikut të cilat mund të rregullojnë kohën bazuar në vëllimin e trafikut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Musk thotë se po merr kërcënime me vdekje pas shkurtimit të vendeve të punës në administratën federale

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?