Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën "12 Qershori" në Ferizaj, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese banimi.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 16:33.


"Raportohet se viktima femër kosovare, kishte rënë nga kati i pestë i një ndërtese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës", ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/