Për një ditë speciale duhet edhe një make-up special. Me këto produkte nuset janë të sigurta: emocioni i tyre nuk do të lërë shenja.
Përgatiti: Adesa Rexhepaj
Make-up i përshtatshëm
Mbi të gjitha, një trukator profesionist, di të përcaktojë me kujdes ngjyrat, në funksion të ngjyrës së lëkurës dhe të flokëve. Fillimisht duhet që t’i tregohet një foto e fustanit dhe pastaj modeli i flokëve, para se të arrihet në përcaktimin final të make-up.
Kremi pudër: Ky do të zgjidhet në bazë të tipit të lëkurës. Nëse është shumë e thatë, më mirë një krem pudër, superhidratues, që garanton në të njëjtën kohë make-up dhe trajtim për të gjithë ditën.
Lëkurë e shndritshme? Një krem pudër, që i përshtatet zonave të ndryshme të fytyrës, duke vepruar në mënyrë të ndryshme në të ashtuquajturën zona T (balli-hunda-mjekra) dhe në pjesën tjetër të fytyrës. Nëse ke një fytyrë të lodhur dhe të stresuar, përdor një krem me efekt lifting. Ke frikë që mos të bësh pis fustanin e bardhë? Zgjidh një krem pudër 24 orësh dhe rezistent ndaj ujit. Bëni kujdes mos vini shumë make-up, pasi e rëndon fytyrën dhe thekson linjat e shprehjes dhe rrudhat.
Korrektori: është një aleat i vërtetë për të fshehur të gjitha paperfekshmëritë e momentit të fundit (një puçërr që ka dalë natën, një skuqje e papritur, sytë e nxirë…). Rimeli duhet të jetë absolutisht kundër ujit, pasi mund të shpëtojnë edhe disa pika lot. Dhe për ato që duan një shikim akoma më joshës, është "extension", (Tufa të vogla me qerpikë), të cilat vihen nga estetistja një ditë para dasmës. Pas një muaji do të bien vetë.
Buzëkuqi: sa puthje duhet të japë nusja përgjatë një dite? Dhe sigurisht që nuk do të ketë kohë për të rinovuar ngjyrën e buzëve. Zgjidhja është buzëkuqi, i cili zgjat deri në tetë orë, në versionin hidratues, duke i lënë buzët shpesh të buta.
Ja nusja perfekte
Fjalëkalimi për një grim të suksesshëm është që të mos teprohet. Këtë duhet që ta mbajë mend nusja në përcaktimin e make-up. Në këto raste është e këshillueshme që truku t’i besohet një profesionisti, duke evituar thënien klasike të nuseve të reja "i bëj të gjitha vetë, pastaj unë çdo ditë lyhem". Make-up i nuses duhet të jetë një miks i ashtuquajtur "i shoh, nuk shoh", ose e thënë ndryshe; duhet të jetë, por në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë shumë i dukshëm. Pastaj, duhet të jetë në sintoni me stilin e fustanit dhe me stinën. Është fare e kotë një krem pudër i errët në dimër ose një fustan i bardhë akull; duhet evituar pudra dhe nuancat rozë nëse lëkura është e zeshkët. Fustani në ngjyrë ari nuk shkon nëse ti do të martohesh në vjeshtë. Pra, një trukator i zoti, di të japë sugjerimet e duhura për të përcaktuar produktet ideale për të patur një efekt mëndafshi, të heqë shkëlqimin e tepërt, të evitojë kullimin e mundshëm të make-up. Dhe të kamuflojë të gjitha defektet e fytyrës, duke e përgatitur në mënyrë përfekte për të qëndruar nga mëngjesi në mbrëmje, në qetësi të plotë, përpara aparatit fotografik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Çfarë do të veshim në këtë sezon mode? Tendenca të reja – por edhe rikthimi i disa të preferuarave të vjetra!

Forcon stomakun, shëron dhembjen e shpinës, qetëson supet: Ky është ushtrimi më i mirë për femra!

Këto janë mënyrat se si mund të arrini një marrëdhënie harmonike në martesë

Shtatë gënjeshtrat që besojnë çiftet e divorcuara për fëmijët e tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame