Chelsea e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Barcelonës me rezultat 1-0.

Londinezët ishin më të mirë në 45 minutat e para, kur në minutën e 24-të realizuan me argjentinasin Enzo Fernandez.


Megjithatë goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm tre minuta më vonë, Marc Cucurella u fut bukur në zonë dhe e dërgoi topin ku nga një tollovi Jules Kounde shënoi autogol për epërsinë e londinezëve 1-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Barcelona mbeti me një futbollist më pak në fushë.



Kapiteni Ronald Araujo bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Marc Cucurellas dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më spektakolare, me Chelsean që dëshiron ta ruaj rezultatin dhe Barcelona që do të kërkojë barazimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app