Një gazetar vritet derisa po raportonte live për protestat në Nikaragua

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare.
Ángel Gahona po raportonte për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb ndërsa transmetonte live në Facebook, siç raportojnë mediat botërore.
Më shumë se 10 persona kanë vdekur në tri ditë të protestave kundër ndryshimeve ligjore për pensionet, të cilat i bëri qeveria e presidentit Daniel Ortega të mërkurën.
Nga
Telegrafi
22/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































