Një fëmijë ther me thikë një burrë në Dragash

Një fëmijë ka therur me thikë një person të rritur në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje të oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme", tha ai.
Gashi tha se njësitet e hetimeve po merren me rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































