Çfarë predikojnë imamët e huaj në komunitetet e xhamive në Gjermani? Problemet janë në vend tjetër, jo aty ku besohet. Deri tani në Gjermani nuk ka qenë e mundur shkollimi i imamëve.
Më pak se dy ditë zgjati diskutimi, pastaj Presidenti i shtetit turk Erdogan ndërhyri. Turqia, deklaroi ai, ruan të njëjtën distancë ndaj të gjitha feve.
“Ky është laicizmi”, tha Erdogani. Me këtë ai u pozicionua në debatin, që pati shkaktuar në fundjavë Presidenti i Parlamentit, Ismail Kahraman. Turqia është një shtet islamik, i cili ka nevojë për një “kushtetutë fetare”, konkludoi ai. Këtë tani Erdogani e kundërshtoi.
Ky diskutim përkoi me diskutimin në Gjermani për rolin e imamëve turq në komunitetet e xhamive në Gjermani. Janë rreth 970 imamë të tillë që e kryejnë shërbimin në Gjermani, të ndërmjetësuar nga Ditib – Bashkimi Turk-Islamik i Institutit për Fenë sh.r.
Në një artikull të gazetës së përditshme “Welt am Sonntag” shtrohet pyetja, se në ç’masë përpiqen të ushtrojnë ndikim politik në Gjermani shteti turk dhe AKP në pushtet përmes Ditib-it.
Një praktikë e sprovuar
Ditibi nuk është “gjë tjetër, veç krahut të zgjatur të shtetit turk. Në vend që ta lërë të kthehet në një komunitet të vërtetë fetar, qeveria turke e bën Ditib-in gjithnjë e më shumë një organizatë pararojë të AKP-së në Gjermani”, citon Welt am Sonntag politikanin e të Gjelbërve, Cem Özdemir.
“Turqia duhet t’i lërë të lirë më në fund myslimanët”, kërkon Özdemir.
Teologia dhe ekspertja e fesë Hamideh Mohagheghi, e cila jep mësim në Universitetin e Paderbornit, thotë se komunitetet e xhamive nuk kanë alternativë tjetër veç marrjes së imamëve nga bota e jashtme. “Deri tani në Gjermani nuk ka qenë e mundur shkollimi i imamëve. Qendrat që shkollojnë tani imamët janë shumë të reja. Prandaj nuk ka akoma njerëz që t’i kenë përfunduar këto shkolla”, tha ai.
Kuadri juridik
Edhe kuadri juridik e bën thuajse të pamundur që situata aktuale të ndryshohet. Kushtetuta gjermane u garanton feve pavarësi të lartë organizative.
Veç kësaj, Mouhanad Khorchide, drejtues i Qendrës për Përvojat Islame në Universitetin e Münsterit thotë se deri tani ai nuk ka pasur përvoja alarmuese me këta imamë. “Unë nuk shoh te imamët e Ditibit të dhëna, që sugjerojnë se deklaratat e tyre nuk janë në përputhje me kushtetutën gjermane”.
Ai ka një shqetësim tjetër. “Shumica e këtyre imamëve nuk flasin as gjermanisht, as e njohin atë realitetin jetësor të të rinjve në Gjermani. Ata nuk e njohin kontekstin në Gjermani, në të cilin rriten shumë prej këtyre të rinjve. Prandaj ata nuk janë partnerë bisedimi për këta të rinj”, tha ai.
“Ai dëgjon shpesh nga myslimanët e rinj se nuk e ndiejnë veten në shtëpinë e tyre në xhami, meqenëse imamët predikojnë nga një kontekst krejt tjetër”, thotë Khordide.
Hamideh Mohaghegi thotë se çdo fe zhvillohet në një kontekst kulturor dhe të realitetit jetësor. “Kjo bën që myslimanët që jetojnë në Gjermani t’i interpretojnë këtu parimet e fesë së tyre. Kjo është e pashmangshme dhe është mirë që ndodh. Sepse kjo tregon se një fe është dinamike. Ajo edhe duhet të jetë dinamike, përndryshe nuk mbijeton”.
Por ky zhvillim ecën ngadalë, thotë Mohagheghi. Një numër i madh myslimanësh kanë frikë se mund të humbasin në këtë proces traditën dhe besimin. Prandaj ata nuk janë të hapur për teologjinë dinamike, që mban parasysh edhe realitetin jetësor të njerëzve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje