Këto ishin ditë tranzicioni. Barack Obama ishte për herë të fundit si president i SHBA-së në Evropë. Me të u takuan në zyrën e kancelarit në Berlin kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve kryesore evropiano-perëndimore. Secili prej tyre i lënduar apo i sfiduar në llojin e vet.
Kryeministri i Spanjës, Rajoy, drejton një qeveri, e cila nuk ka më mazhorancën e vet në Parlament dhe tolerohet. Kryeministri i Italisë, Renzi, ndodhet para një referendumi, që në rastin më të keq mund ta detyrojë atë të japë dorëheqjen. Theresa May deri në fund të marsit duhet të paraqesë formalisht Brexit-in, presidenti i Francës Hollande – mëse e diskutueshme nëse do të rizgjidhet në pranverë ose jo. Tani në fund të mandatit të tij, ai nuk mund të influencojë më asgjë. Po mikpritësja Merkel? Ajo është duke u përgatitur, në mënyrë që partia e saj të qeverisë edhe pas zgjedhjeve parlamentare 2017. Miku nga kontinenti tjetër, Barack Obama, largohet për të nisur jetën pas politikës.
Kush u shpreh nga pala evropiane në zyrën e kancelares, Rajoy dhe May, përmendi në bisedimet bilaterale me kancelaren Merkel çështjet e zakonshme: zhvillimi ekonomik në Spanjë, çështjen e migracionit në Evropë, temën e refugjatëve. Por mbi të gjitha qëndronte deklarata përfundimtare, e publikuar pak minuta pas largimit të Obamës, Shtëpia e Bardhë përmendi në radhë të parë: “Sfidat e përbashkëta për bashkësinë transatlantike”. Sfidat – fjala kyç e këtyre ditëve. Ishte edhe presidenti në largim i SHBA-së, që ditë më parë me zë të lartë ngazëllehej për BE-në dhe standardin e jetesës në Evropë. Mbetet inkurajimi për ata, që kanë frikë të fishkëllejnë në pyll. E po ashtu mbetet sinjali mes lamtumirës dhe një fillimi të ri, mes së kaluarës dhe së ardhmes, melankolia dhe shumë pyetje të hapura në sfondin e ndryshimit të qeverisjes në Uashington.
Evropa. Fakti që asnjëri nga përfaqësuesit kryesorë të BE-së – qoftë nga parlamenti, komisioni apo këshilli – nuk merrte pjesë flet shumë. Martin Schulz, presidenti i Parlamentit Evropian, ishte rastësisht në Berlin në kuadër të konferencës ekonomike të një gazete ditore. Por ai nuk luajti asnjë rol. Kjo e premte tregon në radhë të parë, se çfarë domethënieje ka Berlini dhe politika gjermane në BE. Tani Gjermania duhet të ofrojë rol drejtues në një vit plot zhvillime interesante, pa pasur pretendimin të drejtojë. Edhe kjo po duket qartë këto ditë nëntori.
Go West. Avioni i Obamës, Air Force One, u largua drejt Perëndimit nga aeroporti Berlin-Tegel. Këtë të premte në tryezë në kancelari biseduan pesë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga Evropa Perëndimore me presidentin në largim të demokracisë më të rëndësishme perëndimore, SHBA-së. E megjithatë – qoftë skandali NSA-së apo grindja për TTIP – çfarëdo që kanë sjellë vitet e kaluara: çështja e marrëdhënieve transatlantike do të mbetet fondamentalisht e rëndësishme. Edhe sepse në tryezë janë ende temat e vjetra, që askush nuk mund t’i zgjidhë vetëm: lufta kundër terrorit islamist, gjendja e tmerrshme në Siri, tensionet e vazhdueshme në Ukrainë, e po ashtu Rusia dhe Putini.
Berlin, ky nuk ishte një samit në kuptimin e mirëfilltë. Por këto ishin ditë tranzicioni. E ato pasohen nga sfida të mëdha. Muajt deri në zgjedhjet parlamentare në Gjermani nuk do të vendosin vetëm për rrugën e vendeve të veçanta. Jo, Evropa ndodhet para një viti vendimtar. Politikanët evropianë duhet të luftojnë më me vendosmëri për një rrugë të përbashkët. Sepse Evropa është në rrezik madje edhe më shumë: tradita e vlerave perëndimore rrezikohet. Pikërisht për këtë bëhet fjalë pas këtij takimi në Berlin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri