Shqipëria është një vend me peizazhe të mrekullueshme dhe larmishmëri të pasur natyrore. Ajo ofron male, bregdet, liqene, lumenj, fusha të gjelbra dhe zona bregdetare të paprekura.
Vitet e fundit, ka arritur të bëhet një destinacion tërheqës për turistët e huaj për arsye të ndryshme, ndër të cilat artikuj të mediave të ndryshme botërore apo dhe vizitorë, që përçojnë përmes rrjeteve sociale vendin tonë. Risi kësaj here është organizimi i tureve në vendin tonë nga Australia e largët, raporton Monitor.
Intrepid Travel ka bashkëpunuar me MEET Network për të krijuar një ekspeditë të re 9-ditore në të gjithë Shqipërinë, duke eksploruar pjesë të vendit të vizituara rrallë nga turistët. Ky është udhëtimi i parë i pavarur australian në Shqipëri, që nis për herë të parë në shtator 2023.
Popullariteti i Shqipërisë është rritur vitet e fundit, falë peizazheve mahnitëse dhe të larmishme të maleve dhe vijave bregdetare, së bashku me kulturën e saj magjepsëse.
E përshkruar nga bordi i saj i turizmit si “guri i fundit i pandryshuar i Evropës”, Shqipëria po fokusohet në udhëtimet alternative, duke promovuar agro-turizmin dhe eko-turizmin – në vend të paketave të pushimeve në plazh – duke nxitur vizitorët të zhyten në natyrë dhe të takojnë komunitetet lokale për të pasur një përvojë më autentike.
Sipas të dhënave të marra nga agjencia australiane, agjenda e udhëtimit do të nisë në kryeqytet, Tiranë, më pas drejtohet në veri drejt rajonit mahnitës malor dhe liqenor të liqenit të Komanit për të ecur përgjatë lumit të Shalës.
Turi më pas do të vijojë në bregdet drejt peizazheve të mrekullueshme të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta dhe Gjirit të Vlorës për një vëzhgim të shpendëve dhe eksperienca artizanale lokale.
Turneu përfshin një vizitë në Berat, i njohur gjithashtu si “qyteti i një mbi një dritareve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë