LAJMI I FUNDIT:

Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, drejtori i Policisë takon kreun e SPAK

Një ditë pas arrestimit të Ilir Metës, drejtori i Policisë takon kreun e SPAK

Një ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Sipas njoftimit të Policisë, në fokus të këtij takimi ishte “thellimi i bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve”.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet më tej në njoftim, raporton A2.


A2 shkruan se një ditë më parë forcat operacionale të Policsë së Shtetit arrestuan presidentin e partisë së Lirisë Ilir Meta, çka shkaktoi mjaft polemika në media mbi mënyrën e arrestimit. Kjo nxitit reagimin e ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i cili mëngjesin e sotëm theksoi se Policia u detyrua të ëprdorte forcën pasi hasi në kundërshtimiune dhunshëm të Ilir Metës. Sipas tij Policia zbatoi vetëm detyrën.

SPAK deklaroi se asnjë agjent i BKH-së nuk kishte marrë pjesë në arrestimin e Metës, ndërsa minsitri Hoxha u shpreh se “për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Seanca konstituive e Kuvendit, Baraliu: Shumë të papritura mund të ndodhin

Seanca konstituive e Kuvendit, Baraliu: Shumë të papritura mund të ndodhin

Lajme
Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Tahiri jep detaje nga dialogu: I bërtita Vuçiqit “të paska ra malli për NATO-n”, përfundoi në spital nga tensioni

Lajme
Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Kthesë dramatike për vrasjen e Erjon Pelivanit: 19-vjeçarja falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Lajme
Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

Lajme
Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë kufirit të Kosovës

Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë kufirit të Kosovës

Siguri
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Procesi ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë, skandal e turp

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Procesi ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë, skandal e turp

Drejtësi
Kalo në kategori