Më në fund është koha të bëni një darkë formale në shtëpinë tuaj, por, në fakt, jeni në dilemë, sepse nuk e keni idenë si ta realizoni. Duhet të mendoni për shumë detaje, përpara se të merrni një iniciativë të tillë.
Pikësëpari, duhet të keni rijë tavolinë të madhe, e cila u lejon të ftuarve të kenë një hapësirë komode për të qëndruar: Në asnjë mënyrë ata nuk duhet të ndihen në siklet. Nëse keni menduar që në tavolinë të vendosni një mbulesë të punuar me dorë, atëherë kujdesuni që ajo të mos jetë shumë e madhe, aq sa madhësia e saj të tërheqë vëmendjen e të ftuarve. Përpiquni që ajo të jetë e vogël në përmasa, por shumë e veçantë. Kujtohuni që ta mbani atmosferën në dhomë në një temperaturë të tillë që t ‘u ofrojë të ftuarve qëndrim të këndshëm e të rehatshëm. Nëse vendosni që në sfond të keni muzikë, atëherë përzgjidheni atë me shumë kujdes, të jetë e qetë e me zë të ulët, dhe jo stresuese për të ftuarit.
Së dyti, kur të filloni me pajisjet e nevojshme në tavolinë kujdesuni që pirunët të jenë afër pjatës, në të majtë të saj. Më pas, vendosni thikën në të djathtë të pjatës, e ndjekur nga luga, që përdoret për sallatën, dhe përpara pjatës vendosni lugën e supës.
Gotat me fron duhen vendosur në cepin e djathtë të pjatës dhe renditen si më poshtë:
Gota e verës së kuqe vendoset përpara majës së thikës, ndërsa përballë saj, në të majtë, vendoset gota e ujit dhe, në fund, gota e verës së bardhë vendoset në të djathtë të gotës së ujit. Por vendosja e gotave varet edhe nga lloji i tryezës që shtroni, ashtu siç varet edhe vendosja e pecetave në tavolinë. Mund të zgjidhni t ‘i vendosni ato në të majtë të pirunëve, por mund t’i vendosni edhe përpara pjatës që keni vendosur në tavolinë.
Nëse do të vendosni pjata buke apo gjalpi, atëherë pozicionojini ato në të majtë të pjatës, para pirunëve. Gjithashtu, vendosini thikat e bukës dhe gjalpit në mes të pjatave të tyre përkatëse. Përpara pjatës së ushqimit mund të vendosni gjithashtu edhe pirun apo lugë për ëmbëlsirën.
Sallata, supa apo aperitivi mund të shërbehen në pjata të posaçme, përpara se ushqimi kryesor i darkës të jetë shtruar në tavolinë. Gjithashtu, pasi të ftuarit të kenë përfunduar së ngrëni, por përpara se pjata e ngrënies të jetë hequr nga tavolina dhe përpara se të jetë servuar ëmbëlsira, mund të shërbeni një filxhan çaj apo kafe. Shtrimi i një darke formale mund t ‘ju hajë kohë dhe të jetë disi punë e mundimshme, por, duke ndjekur rregullat me kujdes, përshtypjet që do të lini te familjarët apo miqtë tuaj do të jenë më të mirat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?