LAJMI I FUNDIT:

Një burrë që noton në shpinë gjendet pak metra larg një peshkaqeni gri në një nga plazhet më të njohura të Sidneit

Një burrë që noton në shpinë gjendet pak metra larg një peshkaqeni gri në një nga plazhet më të njohura të Sidneit

Një notar në një plazh popullor të Sidneit është gjendur padashur pak metra larg një peshkaqeni ndërsa notonte në shpinë në ujë të cekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e jashtëzakonshme me dron janë xhiruar mbi plazhin Maroubra të martën, në kohën kur peshkaqenët kanë më shumë gjasa t’i afrohen bregut për t’u ushqyer.

Në video, një burrë i veshur me pantallona të shkurtra mund të shihet në plazh në ujë të thellë deri në bel, ndërsa batica e çon atë drejt një peshkaqeni rreth dy metra të gjatë – të cilin ai nuk e sheh.


Dhe në një moment, një valë e tërheq prapa dhe e lëshon në një vend ku peshkaqeni është pak mbi shpatullën e tij të djathtë.

Për fatin e tij të mirë, peshkaqeni gri i kapur në film po ushqehej, por ishte i interesuar për peshqit.

“Nëse do të ishte një peshkaqen i bardhë, do të ishte një histori tjetër”, ka thënë njeriu që mori pamjet.

Sidoqoftë, ndërsa sulmet nga peshkaqenë gri, të cilët janë një specie e rrezikuar, janë të rralla, ato ndodhin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori