Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur për disa raste të dhunës në familje.

Në raport bëhet e ditur se rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas, Obiliq, Graçanicë, Gjakovë, ndërsa janë arrestuar disa persona.


Lexoni të plotë raportin e Policisë për dhunën në familje, në 24 orët e fundit:

Gllogoc / 28.07.2025 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc / 29.07.2025 – 18:30. Dy ankuesit kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Obiliq / 29.07.2025 – 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Graçanicë / 29.07.2025 – 21:00. Të dyshuarit (një mashkull dhe një femër) kosovarë, dyshohet se pas një grindje verbale mes veti kanë sulmuar fizikisht njërit-tjetrin. Të njëjtit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë / 29.07.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 29.07.2025 – 20:20. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovarë për shkak të dyshimit se kishin kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt. Nga njeri i dyshuar është konfiskuar një pistoletë me leje me dy karikatorë dhe 69 fishekë të cilën dyshohet se ia kishte ekspozuar viktimës.