LAJMI I FUNDIT:

Një BMW M4, e tëra për t’u shijuar (Foto)

Një BMW M4, e tëra për t’u shijuar (Foto)

Kompania për rregullimin e veturave, European Auto Source, ka zgjeruar ofertën e saj duke ofruar një paketë të re për modifikimin e modelit BMW M4 me ngjyrë të verdhë Austin.

Kjo paketë e kësaj kompanie përfshin përforcimin e motorit, rrotat e reja, Aero Body Kit, sistemin e ri të shkarkimit dhe enterier të modifikuar.

Kompania European Auto Source nuk ka bërë të ditur shifrat e sakta, por pritet që motori 3.0-litër me gjashtë cilindra të ketë 60 kuajfuqi më shumë sesa modeli standard, transmeton Koha.net.


Po ashtu kjo paketë përfshin edhe sistemin e shkarkimit Akrapovic Evolution nga titani, aerodinamikën Vorsteiner të bërë nga fibra të karbonit (spoiler i përparmë dhe i pasmë, difuzer i pasmë, etj).

Posedon edhe disa elemente të huazuara nga katalogu BMW M Performance Parts (maska e përparme me ngjyrë të zezë), set të rrotave Vorsteiner FlowForged V-FF 102 me ngjyrë të zezë Mystic dhe me diametër prej 20-inç, si dhe me goma Pirelli P-Zero 275/30/20 dhe 295/30/20, ulëset Sabelt SPS me qepje me ngjyrë të verdhë, ekranin digjital Awron DGA, pedalet Pedal Haus prej alumini.

bm1 bm2 bm3 bm4 bm5 bm6 bm7 bm8