Kjo banesë paraqet një mjedis të sofistikuar në të cilin enterieri neutral është kombinuar shumë me kujdes dhe në mënyrë kreative me ngjyra mbresëlënëse

Si rezultat është krijuar një mjedis që duket shumë tërheqës dhe frymëzues, në të cilin mund të kalohet lehtësisht nga një dhomë në dhomën tjetrën, transmeton Telegrafi.


Dhoma e ndenjës, zona e hyrjes dhe dhoma e ngrënies janë të lidhura vizualisht, duke e bërë të duket sikur një hapësirë derdhet në një hapësirë tjetër, me një lehtësi të pabesueshme.

5dfdf

Një palë karrige ngjyrë të kuqe të zjarrtë dhe llamba e dyshemesë me abazhur të kuq lënë mbresën më të madhe në hapësirën e cila është neutrale dhe shërben si mbështetje e përsosur.

2dfdfd

Nuancat e ndryshme të ngjyrave të hirtë, të bardhë dhe të kafenjtë mund të gjenden në çdo vend.

Jastëkët dekorativë, pasqyra e madhe në njërën anë të murit dhe arti mbresëlënës në mure sigurojnë që hapësira të mos duket monotone.

7fgfg

Vazot mbresëlënëse dhe detajet e tjera zbukuruese gjenden nëpër gjithë banesën së cilës me praninë e tyre i japin bukuri të veçantë.

3dfdfd

Bari ditor dhe karriget ngjyrë të kuqe të zjarrtë marrin dritën nga reflektori në kuzhinë dhe përshtaten mirë në tregimin me të cilin dominojnë karriget e sipërpërmendura ngjyrë të kuqe dhe llamba në dhomën e ditës.

9ghghg

Aparatet metalike të kuzhinës dhe ndriçimi shumë i mirë e bëjnë që kjo hapësirë të duket funksionale dhe e harmonishme.

10ghghg

Dhomat e gjumit, nga ana tjetër, i përmbahen stilit modern në ngjyrë neutrale.

4dfdf

Shfaqja perfekte e një shtëpie moderne që vjen në jetë falë ngjyrave të ndezura.

11ghghg

/Telegrafi/