LAJMI I FUNDIT:

Një 32 vjeçar ndërron jetë si pasojë e aksidentit në Gjilan

Një 32 vjeçar ndërron jetë si pasojë e aksidentit në Gjilan
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Gjilan, si pasojë një person ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe tre persona të tjerë, të cilët pasi janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan, janë liruar për në shtëpi.


Vetksident në fshatin Gjonaj të Prizrenit - një person humb jetën
Lexo po ashtu Vetksident në fshatin Gjonaj të Prizrenit - një person humb jetën

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e dy veturave dhe dy pasagjerë. Drejtuesi B.F. (1989) i ipet ndihma e parë në QF – Gjilan. I njëjti transferohet për në Prishtinë në QKUK, kurse të lënduari e tjerë lirohen për në shtëpi. Nga QKUK – Prishtinë jemi njoftuar se drejtuesi B.F., (1989) edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, për shkak të plagëve të rënda të pësuara në aksident, nuk ka mund t’u mbijetojë plagëve të pësuara”, tha Hashani.

Rrethanat e këtij aksidenti janë duke u hetuar.

Ndërsa, po ashtu sot një 68 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Gjonaj të Prizrenit./Telegrafi.