LAJMI I FUNDIT:

Një 21-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar vdes nga COVID-19, edhe pse nuk kishte pasur probleme shëndetësore

Një 21-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar vdes nga COVID-19, edhe pse nuk kishte pasur probleme shëndetësore

Vdekja e Chloe Middleton tregon se sa i rrezikshëm është virusi për të gjithë, thonë familja.

Familja e një gruaje 21-vjeçare nga Buckinghamshire ka thënë se ajo ka vdekur nga coronavirusi, i cili nëse konfirmohet do ta bënte atë viktimën më të re të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.

Chloe Middleton, nga High Wycombe, vdiq nga virusi më 21 mars, sipas nënës dhe tezes së saj. Zyrtarët e shëndetësisë nuk e kanë konfirmuar vdekjen ose shkakun e saj, shkruan The Guardian.


Halla e saj tha që Middleton nuk kishte asnjë sëmundje tjetër dhe familja tha që vdekja e saj tregoi se sa i rrezikshëm është virusi.

Duke shkruar në Facebook, nëna e saj, Diane Middleton , tha: “Për të gjithë njerëzit që janë atje që mendojnë se është thjesht një virus, ju lutemi mendoni përsëri. Duke folur nga një përvojë personale, i ashtuquajturi virus ka marrë jetën e vajzës time 21-vjeçare”.

Dhe tezja e saj, Emily Mistry shkroi: “Mbesa ime e bukur, 21 vjeçarja (Chloe) ka ndërruar jetë nga Covid-19. Ajo nuk kishte asnjë problem shëndetësor”.

Ajo shtoi: “Të dashurit e mi po kalojnë dhimbjen më të paimagjinueshme, ne jemi shkatërruar përtej besimit. Realiteti i këtij virusi është vetëm duke u shpalosur para syve tanë. Ju lutemi, ju lutemi respektoni udhëzimet e qeverisë”.

Të dielën NHS sugjeroi se një mashkull 18-vjeçar kishte vdekur nga coronavirusi, por që nga momenti ka dalë që adoleshenti kishte testuar pozitivisht për sëmundjen në një spital në Coventry, por vdiq nga një sëmundje tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori