Nizhny Novgorod Stadium, Nizhny Novgorod

Kapaciteti: 45,331
Hapja: 2018
Klima: Mesatarja më e lartë prej 23 shkallë celsius më e ulëta 13 shkallë celsius me 60 për qind gjasa për rreshje shiu.
Distanca nga Moska: 427 kilometra
Lokacioni: Si qendra administrative e Nizhegorod oblast (regjion), Nizhny Novgorod qëndron në lindje të Moskës në bashkimin e rrjedhës së lumenjve Volga dhe Oka.
Inspiruar nga aspektet e natyrës së regjionit të lumit Volga, në të cilin edhe gjendet ky stadium, Nizhny Novgorod Stadium është gërshetim i erës dhe ujit në dizajnin e tij qarkor. Kjo është e realizuar në atë që FIFA e përshkruan si fasadë të valëzuar gjysmëtransparente. Si të gjitha stadiumet e mira moderne, edhe ky ndriçohet në mbrëmje.
I vendosur në pjesën qëndrore të Nizhny Novgorodit, në perëndim të lumit Volga ku bashkohet me lumin Oka, ndërtimi i tij filloi në vitin 2015. FC Olimpiyets Nizhny Novgorod, klubi i cili do të trashëgojë stadiumin pas Botërorit ishte formuar në po të njëjtin vit, nga të mbeturat e klubit të shuar FC Volga Nizhny Novgorod.


























































