Nivel i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë – IKSHPK del me rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se niveli i ndotjes së ajrit këto ditë në Kosovë, veçmas në Prishtinë është shumë i lartë.
IKSHPK njofton e të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit.
“Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit Të dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit. 9 nga 19 njerëz thithin ajër që tejkalon kufijtë e udhëzuesit të OBSH-së që përmban nivele të larta të ndotësve Ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut. Efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet: sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare. Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive. Ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë edhe më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria. Prandaj, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së për reduktimin e rrezikut. /Telegrafi/

















































