LAJMI I FUNDIT:

Nitaj reagon për punësimet e AAK-së dhe djalit të tij në Telekom

Nitaj reagon për punësimet e AAK-së dhe djalit të tij në Telekom

Punësimet në Telekomin e Kosovës të cilat janë bërë nga partitë politike në Kosovë, kanë marrë vëmendje tejet të madhe.

Familjarë e militantë të partive në pushtet janë puënsuar në PTK, në kohën kur po flitet se kjo ndërmarrje është në gjendje jo të mirë.

Dhe njëra nga partitë e apostrofuara së fundmi kanë qenë dy partitë në pushtet, AAK dhe NISMA.


Lidhur me këtë, ka reaguar nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, djali i të cilit është punësuar në PTK.

Nitaj në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionëshe, jo pse dikush merr kontratë punë.

“Nuk po mundem ta kuptoj këtë fushatën që të sulmohen njerëzit që marrin 3-400 euro rrogë me djersen e tyre, sikur kjo qenka rreziku me të cilin po përballet shteti!
Interesi publik dëmtohet me shpërdorime milionshe, me nepotizëm të nivelit të lartë e jo pse dikush merr nje kontrate pune, qoftë edhe të përkohshme me pagë minimale!
Është e pandershme që të drejtohet gishti nga AAK, sepse në krahasim me të tjerët AAK rezulton të jetë engjëll.

Por edhe kjo fushatë do të marrë fund dhe unë shpresoj shumë që shpërdorimet të denoncohen në thelb e jo të provohet që të bëhen balanca me shashka!
Krejt këta që na kanë rënë në qafë për punësime, s’kanë lënë institucion pa pushtuar me qindra militantë dhe atë në pozita udhëheqëse.

Le t’i hapin letrat dhe ata do të skuqen!”, ka shkruar Nitaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori