LAJMI I FUNDIT:

Nissan do të barazojë çmimin e veturave elektrike me ato të benzinës

Nissan do të barazojë çmimin e veturave elektrike me ato të benzinës

Nissan thotë se do të barazojë çmimet e hibridëve dhe modeleve të saj të fuqizuar nga motorë me djegie të brendshme që në vitin 2026. Është pjesë e qasjes së re X-in-1 të Nissan për ndarjen e komponentëve midis modeleve elektrike dhe hibride e-Power.

Ata thonë se kjo qasje do të zvogëlojë kostot e zhvillimit dhe prodhimit me 30 për qind deri në vitin 2026 krahasuar me vitin 2019.

Krahas barazimit të çmimit të hibridëve, Nissan pret që kjo qasje të ulë çmimet e modeleve elektrike, aq sa të barazohet me modelet e fuqizuara nga motorë me djegie të brendshme. Dhe kjo, sipas prodhuesit japonez, do të ndodhë që në vitin 2030.


Qasja e re synon gjithashtu të reduktojë përdorimin e lëndëve të para të pakta në 1 për qind, si dhe madhësinë dhe peshën e sistemeve shtytëse. Gjithashtu, zhurma dhe dridhja e veturës do të reduktohen në minimum.

Nissan po zhvillon dy sisteme të veçanta drejtimi. Për automjetet elektrike, po punohet në një modul 3-në-1, i cili integron motorin, reduktuesin dhe inverterin në një strehë.

Për hibridet e-power, ofrohet një modul 5-në-1, i cili përfshin komponentë shtesë. /Telegrafi/