LAJMI I FUNDIT:

Nissan Note i ri do t’i ketë tri radhë ulësesh, si dhe brendi shumë më luksoze

Nissan Note i ri do t’i ketë tri radhë ulësesh, si dhe brendi shumë më luksoze

Makinat me tri radhë ulësesh, janë shumë të kërkuara, andaj Nissan e ka përshtatur Note në këtë formë

Tani që Versa Note do të largohet përgjithmonë, Nissan ka treguar se si do të duket Note i ri, që është ndryshuar që t’i përshtatet kërkesave të kësaj kohe, transmeton Telegrafi.

Kërkesa për makina më të mëdha, që mundësojnë kapacitet më të madh, ka bërë që Note i ri t’i ketë tri radhë ulësesh.


Dera rrëshqitëse në pjesën e pasme si dhe baza më e gjerë e rrotave, ka mundësuar që kjo makinë të ketë gjerësi më të madhe, për vendosjen e ulëseve shtesë.

Në krahasim me rivalët Honda Fit dhe Ford Fiesta, Nissan Note kishte brendi shumë të dobët dhe nuk mund të krahasohej me to.

Por, në modelin e ri, brendia pritet të jetë shumë më luksoze, si dhe niveli më i lartë i teknologjisë, duke e bërë një veturë shumë më të mirë. /Telegrafi/