Nisin punimet për minisheshin në rrugën 'Rexhep Luci', kjo është gjendja momentale

Në Prishtinë kanë filluar punimet për ndërtimin e minisheshit në rrugët "Rexhep Luci" dhe "Qamil Hoxha", në qendër të qytetit.
Për këtë projekt, Komuna e Prishtinës kishte shpallur një ritenderim në vlerë prej 1.3 milionë euro, i cili u fitua nga kompania "Flamuri V" nga Malisheva.
Në kontratën e publikuar thuhet se punimet pritet të përfundojnë pas 120 ditësh.
Me nisjen e punimeve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se "hapësirat publike janë për qytetarët".
Punimet në rrugët "Rexhep Luci" dhe "Qamil Hoxha" kishin kundërshtuar nga banorët e kësaj zone. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































