Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duke qenë një material voluminoz dhe mjaftë kompleks për faktin që rregullon çdo sferë shoqërore, tani ka filluar të zbërthehet dhe shpjegohet në mënyrë që të jetë e kapshme për zbatuesit e saj si dhe qytetarët e grupet e interesit.
Në këtë drejtim duket të jetë e angazhuar Ministria e Integrimit Evropian, përfaqësues të së cilës kanë filluar me sesione e konferenca informuese nëpër të gjithë Kosovën, me qëllim që të kuptohet rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe roli që do të ketë secili për zbatimin e saj.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i pyetur lidhur me angazhimin e kësaj ministrie për vetëdijesimin e qytetarëve mbi MSA-në.
Sipas tij, MSA-ja është kontratë për të ardhmen e Kosovës dhe se zbatimi i saj në mënyrë të suksesshme dhe brenda afateve të parapara do të përshpejtojë rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në BE.
“Duke qenë se bëhet fjalë për marrëveshjen më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës ne si MIE jemi të përkushtuar maksimalisht që të japim sqarimet dhe informatat e nevojshme tek të gjitha palët e interesuara qoftë nga ana e institucioneve që merren me zbatim të saj ashtu edhe nga shoqëria civile, mediat, bizneset etj., në mënyrë që kjo marrëveshje të kuptohet dhe implementohet drejtë dhe të hyjë në funksion të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Çollaku.
Nga të dhënat e Ministrisë së Integrimit Evropian, del se deri më tani janë mbajtur konferenca informuese lidhur me MSA-në me zyrtarë të nivelit qendror, kryetarë komunash, zyrtarë të nivelit lokal, media lokale e organizata të shoqërisë civile lokale nga komuna e Prishtinës, Drenasit, Fushë Kosovës, Graçanicës, Lipjanit, Obiliqit dhe Podujevës.
Këto konferenca që kanë për qëllim që të diskutohet për rëndësinë e MSA-së, hapat që do të ndërmerren në drejtim të zbatimit të saj si dhe rolin dhe detyrimet që kanë Komunat e Kosovës në këtë drejtim pritet të vazhdojnë në të gjitha komunat në vend.
Ministria e Integrimit Evropian, përveç konferencave informuese në për Kosovë ka përgatitur edhe broshura informuese me mbështetje të organizatës qeveritare gjermane GIZ me qëllim që ta bëjë MSA-në sa më të qartë për komunitetin e biznesit, grupet e tjera të interesit dhe qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa