Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill do ta zgjedhin kryetarin e gjashtë të Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën datë do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.
Vendimet për mbajtjen e zgjedhjeve dje e nënshkroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sipas obligimeve ligjore që i ka. Vendiet për caktimin e zgjedhjeve do të dorëzohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, si organ për zbatimin e zgjedhjeve. I pari i Kuvendit, Xhaferi thotë se me zgjedhje të reja ka mundësi për rindërtim të vlerësimit pozitiv të marrë nga zgjedhjet e kaluara.
“Karrigia e 30-të në NATO tashmë është e jona. Tani mbetemi të përkushtuar në punën e plotësimit të kritereve për marrjen e datës dhe fillim të bisedimeve me BE-në. Zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë një ndër kushtet ku do të na vlerësojnë. Për këtë shkak ju bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për kryetar shteti, partive politike dhe juve, qytetarëve, të bëjmë përpjekje maksimale që Republika e Maqedonisë të fitojë edhe një palë zgjedhje ashtu siç i ngjan një shteti evropian dhe demokratik”, deklaroi Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partitë politike deri tani nuk kanë publikuar kandidatë për zgjedhjet për kryetar shteti. Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM kandidatët e tyre vendosën t’i zgjedhin nëpërmjet thirrjes publike. Nga LSDM ende nuk janë deklaruar rreth kandidaturat e arritura. Sekretari i Përgjithshëm Aleksandar Kiracovski dje njoftoi se në kongres partiak më 3 mars do të jetë zgjedhja e kandidatit zyrtar. Në thirrjen e OBRM-PDUKM-së kanë arritur 10 kandidatura ku njëra është paraqitur pas afatit, për çka partia i publikoi emrat e kandidatëve ku në Konventën e partisë më 16 shkurt do ta zgjedhin njërin që do të hyjë në garën për kryetar shteti.
Nga BDI thonë se nuk kanë qëndrim zyrtar, në zgjedhje mund të hynë me kandidatin e tyre, megjithatë, lënë mundësinë që para skadimit të afatit për kandidaturën të lënë ndonjë zgjidhje tjetër./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe