LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Kosovë, së shpejti në NATO!

Nishani: Kosovë, së shpejti në NATO!

Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka uruar Kosovën për krijimin e ushtrisë. Ai tha se Kosova do të jetë së shpejti në NATO.

“Urime Kosovë për themelimin e Forcave të Armatosura. Një kontribut i shtuar dhe i madh për të forcuar më shumë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Rajonin tonë të përbashkët. Së shpejti në NATO”, ka shkruar Nishani në Facebook. /Telegrafi/