Nis iniciativa për ta shpëtuar Kodrën e Diellit (Foto)

Sapo ka mbaruar mbledhja e një këshilli inicues për të vepruar dhe për ta shpëtuar qendrën turistike Kodra e Diellit në Tetovë.
Duke u bazuar në ankesat e të punësuarve në Kodrën e Diellit, nga ankesat e qytetarëve për kushte të këqija për të pushuar në Kodrën e Diellit dhe nga ankesat për mungesën e investimeve në këtë qendër turistike, disa të rinj nga Tetova kanë nisur iniciativën që e kanë emëruar si ''Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit'', njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas nismëtarëve që flasin për Telegrafi Maqedoni, me aktivitete konkrete pritet të niset që nga këto ditë.
Pritet që të shihet se cilët janë hapat e para të këtij grupi që zotohet për të shpëtuar qendrën e famshme, pasurinë e Tetovës që çdo shtet do të donte ta ketë./Telegrafi/
Këtë këshill iniciativ mund ta ndjekni KËTU



















































