LAJMI I FUNDIT:

Nis vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi 85 vjeç

Nis vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi 85 vjeç
Dhënia e vaksinës antiCOVID-19

Sot ka filluar vaksinimi i personave mbi 85 vjeç në Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat e Kosovës, kundër virusit COVID-19.

Ndërkaq, për Telegrafin të mërkurën fillimin e vaksinimit për këta persona e bëri të ditur edhe këshilltari politik i ministrit Arben Vitia, Sami Uka.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, pas vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeçare
Lexo po ashtu Sot fillon vaksinimi antiCOVID-19 i personave mbi moshën 85 vjeçare

“Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën ‘1Tetori’ “, thuhet në njoftim.

Nesër nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Kosovë
Lexo po ashtu Nesër nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç në Kosovë

MSh po ashtu ka theksuar se për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi nis me datën 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhej në njoftim.

Ndryshe,  vaksinimi kundër COVID-19 ka filluar javën e kaluar, ku janë vaksinuar mbi 3 mijë persona nga personeli shëndetësor. /Telegrafi/

Dhënia e vaksinës antiCOVID-19 /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori