LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi mes Kurtit e Krasniqit

Përfundon takimi mes Kurtit e Krasniqit

(E plotësuar)Ka përfunduar takimi ndërmjet kreut të ekzekutivit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Zyra e Kryeministrit ka publikuar disa fotografi nga takimi, derisa nuk ka dhënë detaje për atë çfarë u bisedua mes kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së.

Në takim, të pranishëm ishin edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.


/*/*/*/

Ka filluar takimi ndërmjet kreut të ekzekutivit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ky takim, në formë darke zyrtare, po zhvillohet në njërin prej restoraneve në kryeqytet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i pari në vendtakim, ndërsa më pas ka arritur  edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Lexo po ashtu LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Pjesë e takimit janë edhe shefat e grupeve parlamentare, Mimoza Kusari Lila nga LVV si dhe Abelard Tahiri nga PDK.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori