E plotësuar:  Takimi i krerëve të institucioneve tanimë ka përfunduar, ndërkohë asnjëri deri tash nuk është deklaruar për media.

Nga takimi i pari që ka dal ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.


Ai nuk pranoi të flasë para mediave.

Pas tij ka dal zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi.

Nis takimi i liderëve shtetëror

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hyrë në takim me presidentin, Hashim Thaçi dhe krerët tjerë të institucioneve.

Në takim i pranishëm është edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Bashkë me të ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

Ndryshe, në këtë takim është raportuar se do të marr pjesë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj gjatë ditës ka deklaruar se për kufijtë e Kosovës nuk do të diskutohet në Bruksel.

4 51