LAJMI I FUNDIT:

Nis seanca për të arrestuarit për sulmin ndaj Mëngjesit, ri-kualifikohet vepra penale

Nis seanca për të arrestuarit për sulmin ndaj Mëngjesit, ri-kualifikohet vepra penale

Ka nisur seanca me dyer të mbyllura për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve për sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Para Gjykatës së Tiranës kanë dalë Dritan Nano dhe Dorian Alia.

Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale nga “Vrasja e funksionarëve publik mbetur në tentativë” në “Plagosje të rendë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit e kryer në bashkëpunim”. Prokuroria kërkon masën e “Arrestit me burg” si për 2 të ndalurit, por dhe 3 të shpallurit në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vijon të jetë e rënduar duke mos pasur asnjë përmirësim. Që prej mesditës së të mërkurës ai ndodhet në koma në reanimacion.


Deri në këto momente nga ana e stafit mjekësor nuk është vlerësuar e nevojshme që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por orët në vijim janë vendimtare nëse do të ketë reagim nga pacienti. Në spitalin e Traumës kanë shkuar të premten për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi, drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro.

3 autorët e kësaj ngjarje të rëndë vijojnë ende në arrati./euronewsalbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori