LAJMI I FUNDIT:

Nis publikimi online i shfaqjeve

Nis publikimi online i shfaqjeve

Teatri Kombëtar i Kosovës, në pamundësi të zhvillimit të shfaqjeve në sallë si pasojë e masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar se shfaqjet do të vijnë në shtëpitë e artdashësve.

Adrian Morina, ushtrues detyre i drejtorit artistik në TKK, ka bërë me dije se këtë të premte (3 prill 2020), në ora 20:00, në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës në Facebook, do të sjellin komedinë “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.

Ndërsa ditën e shtunë (4 prill 2020), në ora 20:00, TKK-ja do të shfaq “Tregtari i venedikut”, nga William Shakespeare, me regji të Mathew Lentonit.


Njëjtë do të vazhdohet edhe gjatë javëve që vijnë.