Ka nisur realizimi i projektit të kanalizimit në Turjan të Vajnikut, një investim i paralajmëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas njoftimit, ky projekt kapital synon përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e këtij lokaliteti, duke adresuar një nevojë të kahershme infrastrukturore që ka munguar për vite me radhë.


Nga komuna bëhet e ditur se realizimi i këtij projekti përfaqëson një hap konkret në drejtim të përmirësimit të shërbimeve bazë për qytetarët, ndërsa theksohet se investime të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Komuna e Skenderajt ka ritheksuar përkushtimin për realizimin e projekteve zhvillimore, në përputhje me prioritetet dhe mundësitë buxhetore, me fokus në përmbushjen e premtimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. /Telegrafi/