LAJMI I FUNDIT:

Nis përballja gjyqësore Haradinaj–Muhaxheri

Nis përballja gjyqësore Haradinaj–Muhaxheri

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca gjyqësore në të cilën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në sallën e gjykimit i pranishëm është vetëm avokati i Haradinajt, Arianit Koci ndërsa po mungon avokati i Muhaxherit, Besnik Berisha.

Gjyqtarja Ganimete Puka, tha se është njoftuar se Berisha për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.


Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit, raporton kallxo.com.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se  “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

i kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim  nga kreu i komunës së Pejës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot pritet të përballen në gjyq.

Haradinaj e Muhaxheri pritet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.

Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij, Arianit Koci. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori