LAJMI I FUNDIT:

Nis panairi i bizneseve shqiptare në Austri, marrin pjesë rreth 27 kompani nga Kosova

Nis panairi i bizneseve shqiptare në Austri, marrin pjesë rreth 27 kompani nga Kosova

Sot në Vjenë të Austrisë është hapur panairi i bizneseve shqiptare, ku do të prezantohen një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë atje, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Telegrafi është i pranishëm në këtë panair, ku po marrin pjesë rreth 27 kompani nga Kosova, pastaj edhe nga Shqipëria, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia e Veriut.


Gjatë ditës do të realizohen takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse.

Panairi organizohet nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, ndërkaq, pjesëmarrja e bizneseve nga Kosova mundësohet nga projekti MARDI i Caritas-it Zviceran, Germin dhe Projekti Kosovo Compete – USAID.

Në hapje ishte i pranishëm edhe Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Lulzim Pllana, Ambasador i Kosovës në Austri, Përparim Rama – Kryetar i Prishtinës, etj.  /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori