Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kanë hapur sot zyrtarisht punimet në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Ulët, e cila kap vlerën e afro 2 milionë euro.
Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Zharku për mbështetjen e madhe që ka dhënë për Gjilanin në aspektin infrastrukturor.
“Sot po e fillojmë ndërtimin e korridorit infrastrukturor Gjilan-Livoç i Ulët. Zgjerimi i rrugës do të fillojë prej qendrës së qytetit dhe do të përfundoj në fshatin Livoç i Ulët, e që realisht e integron në zonën urbane. Rruga do të ketë katër korsi, zonën e gjelbër, infrastrukturën përcjellëse nëntokësore dhe ndriçimin publik. E falënderoj ministrin Zharku dhe qeverinë për përkushtimin në realizimin e këtyre projekteve”, tha Haziri, gjatë paraqitjes para gazetarëve, duke paralajmëruar edhe fillimin e projekteve tjera milionëshe.
“Do të vazhdojmë me korridorin e dytë Gjilan-Prishtinë, i cili që fillon nga tuneli e deri në fshatin Livoç të Epërm. Dhe natyrisht, rruga më e rëndësishme dhe më kapitale për juglindjen dhe Luginën që e lidhë me Kosovën është autostrada Gjilan-Prishtinë, e cila sipas procedurave do të fillojë në muajin gusht. Kjo është një kthesë, do të thoja historike, për investimet në komunën e Gjilanit”, tha Haziri. Zharku është zotuar se ndërtimi i kësaj rruge do të bëhet sipas standardeve më të larta, përderisa ka nënvizuar se kjo rrugë do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit. “Rruga do të jetë e me gjatësi mbi 3 kilometra, e me gjerësi 20 metra. Do të jetë një rrugë moderne, e cila do ta ndryshoj plotësisht pamjen e Gjilanit. Ndërsa, në fillim të korrikut do të hapen ofertat për zgjerimin e rrugës Gjilan-Liqeni i Livoçit, e cila ka gjatësi 2.9 kilometra si dhe do të fillojmë në rekonstruimin e plotë të rrugës prej Kllokotit deri në Gjilan. Definitivisht, gjatë kësaj jave presim që ta kemi edhe shpalljen e tenderit në përputhje me mendimet e qeverisë dhe Komisionit Ndërministror për autostradën e Gjilanit”, u Zharku.
Ndërtimi i rrugës Gjilan-Livoç i Ulët do të zgjas 150 ditë pune sipas planit dinamik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht