Site icon Telegrafi

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Foto: Arkiv

Ka nisur të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku do të vendoset rreth mbajtjes së seancës për votimin e qeverisë Hoti.

Një ditë më parë shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dorëzoi kërkesën më 61 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.

Aty kërkohet që seanca e Kuvendit të Kosovës të mbahet të mërkurën.

Ai ka thënë se e kanë të garantuar formimin e qeverisë. Sipas tij, po sot do të zyrtarizohen edhe emrat e ministrave nga ana e LDK-së.

Exit mobile version