Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ata janë nisur nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë.


Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë.

Në pankartat e marshit ata kanë shkruar "Bashkë kundër Asociacionit", "S'pranoj Asociacion që nga bosnjëzon", “Zajednica nuk kalon”, "Nuk falet toka që është ujitur me gjak", etj.

"Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Bashkim vetëm me Shqipërinë jo ndarje as nënshtrim. Me trupat tanë me jetët tona do ta mbrojmë republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak. Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se në nuk pranojmë themelim të Asociacionit".

“Ky asociacion një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë, ky asociacion nuk avancon te drejtat e serbeve por i instrumentalizon ata dhe avancon Serbinë ne Kosove, e si rrjedhoje e se cilës pashmangshëm krijohet destabilitet", tha Albë Lala nga Parlamenti Studentor.

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin. /Telegrafi/

Pamje nga marshi të realizuara nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova

331216623 1835702246800295 3091556875515409755 n 1

328745475 646557043906675 8225327045191992889 n 1

330263469 1124498861562043 7065909461144647703 n 1

330885962 729585275347935 2429711649919625227 n 1

331489440 1237250987188078 6511730850673637317 n 1

331293302 555435206528805 6124329549830428928 n 1

331254299 730605155328858 3781265339136396426 n 1