LAJMI I FUNDIT:

Nis implementimi i planit operativ ‘Siguria në shkolla’

Nis implementimi i planit operativ ‘Siguria në shkolla’

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019/20, fillon së implementuari plani operativ ‘Siguria në shkolla’, plan ky që ka për qëllim ofrimin e sigurisë për nxënësit e të gjitha niveleve, si në hapësirat shkollore ashtu edhe në rrugët e trafikut rrugor në komunën e Mitrovicës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillim të implementimit të këtij plani operativ.

Njësia e Trafikut Rrugor në nivel të rajonit të Mitrovicës ka përgatitur planin e veprimit, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë në rrugët afër dhe përgjatë shkollave, ndërsa në prioritet janë vënë disa nga shkollat fillore, të cilat kanë qasje direkte në rrugët nacionale, magjistrale dhe rajonale.


Njësitë policore të trafikut rrugor në zonat afër këtyre shkollave do të shtojnë masat e sigurisë, ku në fokus do të kenë intervalet kohore të ardhje – vajtjes së nxënësve të klasave të para, ku pjesëmarrja e tyre në rrugët e trafikut rrugor është për herë të parë.

Bashkë me njësitë e trafikut rrugor brenda planit operativ, për angazhime operative policore janë përgatitur edhe stacionet policore, ku sipas planit që nga sot nëpër shkolla fillore dhe të mesme angazhohen zyrtarë policorë, përfshirë edhe zyrtarë policorë në rroba civile.

Gjithë qasja policore për ofrim të sigurisë në objektet edukativo-arsimore do të vazhdojë në bashkërendim me autoritete edukativo-arsimore, si në nivel të drejtorive komunale të arsimit, të drejtorive të shkollave.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, duke respektuar rregullat e trafikut rrugor, “Kujdes në zonat dhe objektet e shënjuara ‘shkolla’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori