LAJMI I FUNDIT:

Nis gjykimi për fajësimin e Trumpit

Nis gjykimi për fajësimin e Trumpit

Gjyqi i dytë i fajësimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump sapo ka filluar në Senat.

Senatorët do të votojnë së shpejti për rregullat e dakorduara rreth gjykimit të presidentit të 45-të të Amerikës.

Trump është i vetmi president i SHBA-së që është fajësuar dy herë. Ky është vetëm gjyqi i katërt i fajësimit në historinë amerikane, raporton cnn.


Kongresi ka kryer tre gjykime të fajësimit presidencial deri më sot. Presidenti Andrew Johnson në 1868 për pushimin nga puna të një sekretari të Kabinetit pa miratimin e Kongresit. Presidenti Bill Clinton në 1998 për dëshmi të rreme dhe pengim të drejtësisë.

Donald Trump nuk është i vetmi - çfarë ndodhi në të kaluarën me presidentët që u fajësuan?
Lexo po ashtu Donald Trump nuk është i vetmi - çfarë ndodhi në të kaluarën me presidentët që u fajësuan?

Presidenti Trump në vitin 2020 për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Johnson, Clinton dhe Trump u shpallën të pafajshëm, kështu që ata qëndruan në detyrë.

Ky është procesi i parë për fajësimin e një ish-presidenti. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve votuan më 13 janar për të shkarkuar Trumpin pas trazirave në Kongresin amerikan më 6 Janar, duke e akuzuar atë për “nxitje të kryengritjes”. /Telegrafi/