Mbi 63 përqind e vajzave të komunitetit romë, ashkalinj dhe egjiptianë në Kosovë, nuk vijojnë shkollimin për shkak të varfërisë ekstreme dhe traditave patriarkale. Kështu u tha sot në hapjen e Festivalit Multikulturor, të organizuar nga “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve”.
Ky festival po mbahet për herë të parë dhe ka për qëllim të promovojë identitetin dhe kulturën e tri komuniteteve, që të minimizohet përjashtimi social dhe të promovohet roli i gruas në shoqëri me ofrim të mundësive të barabarta.
Kryetari i LVV-së, dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha se afër 18 përqind e qytetarëve të Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, e që sipas tij, këta janë të shumtë dhe u përkasin të gjitha komuniteteve pa dallim.
“E di që të shumtë janë liderët që kanë folur këtu edhe në të kaluarën, kanë dhënë premtime për të ardhmen dhe kanë ngrit shpresë me fjalime të mirë-thurura, por që gjithçka është harruar me të përfunduar ato. Unë nuk kam ardhur këtu për fjalim të mirë dhe as për të dhënë premtime. Jam këtu sepse kam një pikëpamje ndryshe për zhvillim dhe progres të shoqërisë tonë. Jam këtu sepse zhvillimin tonë ekonomik e shoqëror e shoh te zhvillimi i qytetarit dhe i komunitetit pa dallim. Kushtetuta jonë i veçon komunitetit por unë nuk mendoj se nuk duhet t’i shohim komunitetet si programe dhe projekte, si departamente dhe si agjenci të ndara nga Qeveria, sepse kjo do të bënte dallimin dhe diskriminimin qysh në fillim”, tha Kurti.
Ai mes tjerash tha se me Kushtetutën e Kosovës minoritetet gëzojnë të drejta të veçanta krahas lirive themelore që i gëzon çdo qytetar i vendit. Mirëpo sipas tij, të trajtosh tjetrin të veçantë, nënkupton trajtimin e ndarë nga tërësia.
“Për të hequr gjuhën e urrejtjes, për të ulur paragjykimet mes vete dhe për të pranuar më shumë njëri-tjetrin, ne duhet të mësojmë, të punojmë e veprojmë bashkë, e jo si të ndarë e të veçantë, por si të bashkuar e të barabartë para Kushtetutës e para ligjit, për demokracinë dhe për republikën. Mundësitë janë, nëse janë të garantuara, e para se gjithash shkollimi. Fëmijët nuk duhet të jenë në rrugë por në shkollë. Fëmijët nuk duhet të përdoren për punë, por duhet të mësojnë në shkollë. Fëmijët nuk duhet të martohen por duhet të mbarojnë shkollimin, kjo do të jetë përgjigjja e qeverisë ndaj problemit të lypjes në rrugë, martesave të hershme dhe braktisjes së shkollimit”, ka shtuar Kurti.
Ai u zotua se si kryeministër do të angazhohet për një edukim cilësor pa pagesë, i cili do të jetë i barabartë në mundësi. Derisa ka folur për të drejtat e komuniteteve, ai theksoi se gjatë mandatit të tij do të punojë me përfaqësuesit e komuniteteve për të minimizuar gjuhën e urrejtjes dhe paragjykimet.
Krahas kësaj, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Humbert Lebet tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit. Sipas tij, qendrat për arsim të cilat organizohen pas shkollës për këto komunitete, duhet të institucionaziohen, sepse fëmijët në vend se të jenë në shkolla po ndodhen në rrugë.
“Kultura e romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve paraqesin një pasuri të përbashkët në shoqërinë e Kosovës. Kultura e tri komuniteteve kanë kontribuar në diversitetin, shumëllojshmërinë e kulturave në Kosovë. Dhe ka bashkë asistuar përgjatë kulturave të tjera nëpër shekuj, dhe periudha të vështira. Nuk mundësi të mos themi asgjë në lidhje me diskriminimin dhe margjinalizimin në mbi sundim të këtyre….Fuqia e një populli matet me mirëqenien e anëtarit më të dobët, dhe kjo është në qendër të aktiviteteve qeveritare në Zvicër. RAE, si tri komunitete kosovare, të cilat janë të margjinalizuara dhe cenuara në shoqëri. Janë në varfëri të lartë, dhe ballafaqohen me diskriminim. Kjo nuk ndodhë vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet tjera”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Më në fund në praninë tuaj Kurti, unë nuk mund t’i shmangen adresimit të çështjes së dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t’iu komplimentoja për këtë. Për të adresuar nevojat e përgjithshme të të gjithë qytetarëve, të gjitha komunitetet e Kosovës është thelbësore për të adresuar dhe në drejtim të normalizimit. E kam ndjekur diskutimet tuaja në koalicion dhe mendoj se të gjithë jemi të interesuar dhe shumë të bindur në mënyrën se si e keni faktuar këtë. Keni filluar të flisni për çështjet, të diskutoni për këtë çështje dhe në fund të fundit ju do të keni edhe emra për të vendosur aty “, tha ai.
Isak Skenderi, drejtor i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianë”, tha se po synojnë minimizimin e paragjykimeve, meqë sipas tij, një pjesë e madhe e komuniteteve luftojnë me sfidat që kanë për shkak të identitetit.
“Për shkak të traditave patriarkale gratë dhe vajzat e komuniteteve ende nuk gëzojnë respekt të plotë për lirinë e tyre të zgjidhjes, për çështjet më thelbësore dhe themelore për jetën e tyre, dhe ato ende përballen me nivel të konsiderueshëm të diskriminimit dhe vështirësisë në të gjitha fushat e jetës. Gratë dhe vajzat e këtyre tri komuniteteve janë shumë të nënvlerësuara në komunitetet e tyre. Pavarësisht kornizës ligjore, një numër i madh i vajzave, më shumë se 63 për qind nuk e vijojnë shkollimin, për shkak të varfërisë ekstreme”, tha ai.
Nesër do të mbahet dita e dytë e këtij festivali dhe do të diskutohet për antigjipsizmin dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë e këtyre tri komuniteteve si rezultat i diskriminimit. Gjatë ditës pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shohin biznese të ndryshme nga komunitetet, ku janë promovuar ushqime tradicionale të ndryshme./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Kasami: Tetova është më e pastër, qytetarët të paguajnë faturat për mbeturinat

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët