Në mbrëmjen e 6 nëntorit nisi edicioni i tretë i Festivalit të Këngës në RTK, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë.

Këtë vit, festivali po zhvillohet nën moderimin e Rina Krasniqit dhe Dukagjin Podrimajt, të cilët sollën energji dhe elegancë në hapjen e spektaklit.


Foto: Arben Llapashtica

Edicioni u hap me këngën e kompozitorit Musa Piperku, “Këngë Moj”, në interpretimin magjepsës të korit fantastik Siparantum, duke krijuar një atmosferë emocionuese që shënoi fillimin e mbrëmjes muzikore.

Eventi, i transmetuar drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës, solli performanca të fuqishme dhe një publik entuziast që mirëpriti rikthimin e shumë artistëve të dashur.

Foto: Arben Llapashtica

Në natën e parë, konkurrentët prezantuan këngët e tyre, duke sjellë një kombinim të zhanreve nga baladat emocionale deri te ritmet moderne pop e rock.

Foto: Arben Llapashtica

Juria profesionale dhe publiku do të kenë rolin kryesor në përzgjedhjen e fituesit të madh.

Festivali do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim me emocione të reja, surpriza dhe mysafirë specialë, ndërsa nata finale do të kurorëzojë këngën fituese të këtij edicioni. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com