Nis asfaltimi i rrugicave në lagjen "Ilirida" në Mitrovicë

Sot ka nisur asfaltimi i rrugicave të lagjes “Ilirida” në Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.
“Po asfaltohen sot rrugicat e lagjes Iliridë, pas një pune të madhe për instalimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të gjithë trotuareve”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se lagjia “Ilirida” ka qenë në fokus të qeverisjes së tyre ku sipas tij, është paraparë të vazhdojë investimi në të gjitha rrugicat e lagjes.
Nënkryetari ka thënë tutje se do të trajtohen të gjitha lagjet e Mitrovicës, të cilat siç është shprehur ai, “kishin mbetur të paprekura që prej më shumë se një dekade”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































