Hoteli "Vila Verde" po shembet plotësisht ku aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm.

Tre eskavator të Inspektoratit Ndërtimor të Durrësit dhe Tiranës kanë nisur shembjen e objektit katër katësh në zonën e plazhit.


"Vila Verde" pësoi dëme të shumta nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit dhe u shpall i pabanueshëm pas goditjes së tërmetit.

Tërmeti dëmtoi rëndë kolonat e katit të parë të ndërtesës duke e bërë shumë të rrezikshme mbajtjen në këmbë të saj. /Ora News/