LAJMI I FUNDIT:

“Nipi im sapo u qëllua në shpinë”: Kjo ishte thirrja e parë pasi u vra afro-amerikani në hyrje të shtëpisë tij nga oficeri amerikan

“Nipi im sapo u qëllua në shpinë”: Kjo ishte thirrja e parë pasi u vra afro-amerikani në hyrje të shtëpisë tij nga oficeri amerikan

Zëvendësi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Franklin, Jason Meade, ishte në Columbus, Ohio, më 4 dhjetor në kërkim të shkelësve të dhunshëm të ligjit, derisa në vend të tyre, qëlloi me fatalitet Casey Goodson Jr, një 23-vjeçar me ngjyrë, i cili nuk kishte dosje kriminale, sipas një avokati të familjes, dhe nuk ishte objektiv i ndonjë hetimi.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, nëna e Goodson thotë se ai u qëllua derisa u përpoq të hynte në shtëpinë e tij pasi u kthye nga dentisti, dhe bëri një ndalesë të shpejtë për të blerë sanduiçë për vëllanë e tij 5-vjeçar dhe për gjyshen 72-vjeçare.

Të dy gjetën Goodson të shtrirë në tokë, tha avokati i familjes, Sean Walton.


“Nipi im sapo u qëllua në shpinë, kur ai hyri në shtëpi”, thuhet të ketë thënë gjyshja kur thirri operatorin 911.

“Ai shkoi te dentisti ose diku dhe erdhi në shtëpi”, tha ajo më vonë. “Gjithçka që di janë një numër të shtënash. Ai nuk është fëmijë i keq, dhe nuk ka dosje policore. Ai punon, unë nuk e di se çfarë ka ndodhur”, sipas deklaratës së gjyshes së 23-vjeçarit.

Goodson i kishte futur çelësat në derën e tij para se të qëllohej dhe të binte në kuzhinë tha Walton.

Disa orë pas të shtënave, çelësat mbetën të varura në derë, shtoi avokati.

Gjatë verës, Columbus reflektoi me protesta pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, gjatë së cilës protestuesit u përplasën me policinë.

Demonstrata në përgjigje të vdekjes së Goodson janë planifikuar të zhvillohen edhe gjatë fundjavës.

Në anën tjetër, Divizioni i Policisë Columbus po merret me hetimin për të shtënat dhe Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Ohio të Jugut ka hapur një hetim për të drejtat civile. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Kalo në kategori