Nikolloski: Jemi të përgatitur për sulm nga dy operatorët celular nëse edhe një i tretë do të futet në tregun vendas

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski ka thënë se qëllimi i paralajmërimeve për ndryshime në tregun e telekomunikacionit me mundësinë e hyrjes së operatorit të tretë celular është që qytetarët të marrin shërbime më cilësore për më pak para, sepse sipas tij, “me duopolin aktual çmimet jo vetëm që janë ulur, por janë në rritje”.
Në pyetjen e gazetarëve për letrën e qëllimit të dorëzuar deri në Qeveri nga operatori 4iG grupacioni nga Hungaria,
Nikolloski tha se në periudhën e ardhshme do të merret një vendim strategjik nëse do të futet një operator i tretë celular apo do të punohet në uljen e çmimeve të dy operatorëve ekzistues. Por, theksoi, fakt është se aktualisht ekziston një duopol mes dy operatorëve ekzistues dhe tregu është i ndarë në mënyrë ideale 51:49 ndërmjet operatorit të parë dhe atij të dytë.
“Çmimet e shërbimeve jo vetëm që nuk janë ulur por janë në rritje. Nuk ka konkurrencë as për ofrimin e shërbimeve më të mira dhe as për çmime më të lira për qytetarët. Çdo ditë përballemi me probleme sepse ekziston ky binom- nëse bëhet fjalë se si janë vendosur stacionet bazë, nëse janë shërbimet që u ofrohen qytetarëve, cilësia nuk është në nivelin e duhur”, deklaroi Nikollovski gjatë vizitës në Kavadar.
Ministri tha dhe se “janë përgatitur për sulm eventual nga dy operatorët, por edhe se janë disa hapa përpara tyre dhe janë të mirëinformuar”.
Në pyetjen se pse një kompani hungareze për të cilën dihet se është e afërt me kryeministrin Orban, Nikolloski u përgjigj me një pyetje “Po pse jo?”. Nëse tani qytetarët paguajnë 5.100 denarë për një shërbim të caktuar, ndërsa nesër paguajnë 3.100 denarë, sipas tij, “çka është me rëndësi se kush e ofron shërbimin?”.
Ministri Nikollovski me datën 6 të këtij muaji e informoi Qeverinë në seancë se është pranuar një letër nga operatori hungarez grupacioni 4iG, pasi që më herët në Budapest zhvilloi një takim me kryetarin e grupit Gelert Zheszai.
Deri në tremujorin e tretë nga viti 2023 në tregun e telefonisë celulare janë regjistruar 2.074.021 parapagues aktivë në të cilin operatorët e rrjetit A1 Maqedoni dhe Telekom Maqedoni kanë pjesëmarrje përkatësisht 47.62 dhe 47.24 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri