Nikoliq: BE-ja të sqaroj nëse njohja e Kosovës është kusht

161:"Serbian President Tomislav Nikolic speaks during a media conference in Belgrade April 1, 2013. REUTERS/Marko Djurica (SERBIA - Tags: POLITICS HEADSHOT) - RTXY4OV 7:"REUTERS
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se shpesh ka kërkuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që të deklarohen nëse në fund të procesit të integrimit Evropian, Serbinë do ta presë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Nikoliq, do të ishte mirë që BE-ja të deklarohet për këtë, në mënyrë që të shohin edhe disponimin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Nikoliq ka përsëritur para mediave greke, se nuk ekziston kurrfarë mundësie që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe nëse rrezikohet hyrja e saj në Bashkimin Evropian.
Ai ka shtuar se BE-ja duhet të sqarohet, nëse qëllimi i saj është që Serbia të bëhet anëtare e BE-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































