“Putini është nderuar për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe të lidhjeve miqësore midis Republikës së Serbisë dhe Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe, raportojnë mediat në Beograd.

Rusia është aleate e afërt e Serbisë edhe në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/