LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut

Shqiptari Nikola Tunici fiton ulëse në Parlamentin e Hamburgut

Nikola Tunici, shqiptari me prejardhje nga Binça e Vitisë, ka fituar ulëse në Parlamentin e Hamburgut, pasi ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e 2 marsit në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari shqiptar në Gjermani, Bahri Cani.

“Në Parlamentin e Hamburgut prapë do të ketë një shqiptar: Nikola Tunici nga Partia kristiandemokrate CDU. Ai ka fituar numrin e mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e zhvilluara të dielën, më 2 mars. Në këto zgjedhje kanë kandiduar pesë kandidatë me origjinë shqiptare: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP)”, shkruan Cani.


Tunici është me prejardhje nga Binça e Vitisë, ndërkaq jeton prej vitesh në Hamburg

Ai tutje njoftoi se përveç Nikolës të tjerët nuk arritën që në këto zgjedhje të mbledhin numrin e mjaftueshëm të votave.

“Deri tani në këtë Parlament ka qenë Sami Musa, por FDP nuk e ka kaluar pragun e domosdoshëm prej 5%.  Sidoqoftë, shpresojmë dhe besojmë se Nikola Tunici tani do të adresojë shumë çështje me rëndësi në Hamburg”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

Lajme
Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Hoxha: Duhet të ketë pajtim qeverisës LVV-PDK ose LVV-LDK për të kaluar vitin

Politikë
Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Berisha i NISMA-s i prerë se s’do ketë koalicion me Kurtin: Është e keqja e madhe e vendit

Lajme
“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

“U dëgjuan breshëri të të shtënave”, Bajrush Xhemajli dhe Kamber Buqolli dëshmojnë për maltretimet në burgun e Dubravës

Drejtësi
Kalo në kategori