Analisti Nijazi Muhamedi mbrëmë në emisionin tv NOVA, u shpreh se shqiptarët janë 47% në Maqedoni, këto të dhëna vijnë nga një institucion ndërkombëtar, transmeton TetovaSot.

“Sipas një informacioni të marrë nga një institucion ndërkombëtar javët e fundit, shqiptarët në Maqedoni janë 47,% nga popullsia e përgjithshme e Maqedonisë” u shpreh Muhamedi.


Ndryshe në Maqedoni numërimi i popullsisë vitet e fundit dështoi ku sipas informacioneve jozyrtare numëri i maqedonasve ishte shumë më pak sa është zyrtarisht. Në Maqedoni zyrtarisht janë 25 % shqiptar, por nëse bëhet numërimi i popullsisë ky numër mund të dyfishohet nëse regjistrimi bëhet nga faktori ndërkombëtar. /Telegrafi/